Eksperti: Njerëzimi do jetojë me COVID-19 për shumë vite

Sipas një eksperti britanik, njerëzimit do i duhet të jetojë me koronavirusin për dekada.

Drejtuesi i Trustit Wellcome, Prof. Sir Jeremy Farrar u shpreh gjatë mbledhjes së Komitetit të Shëndetit se “situata nuk do të ketë përfunduar deri për Krishtlindje”, duke iu përgjigjur kështu kryeministrit Britanik, Boris Johnson, i cili shpresonte se deri në atë kohë vendi do t’i rikthehej normalitetit.

Boris Johnson i bëri deklaratat e tij ndërsa prezantonte planet për të lehtësuar më tej masat shtrënguese për koronavirusin. Sir Jeremy, anëtar i Sage, organi këshillues i qeverisë, tha se bota do të jetojë me Covid-19 për “shumë e shumë vite që do të vijnë”.

“Situata nuk do të ketë marrë fund deri për Krishtlindje. Ky infeksion nuk ka për të ikur, tashmë është një infeksion endemik i njeriut. Edhe nëse do të kemi një vaksinë apo trajtim të mirë, njerëzimi sërish do duhej që të jetonte me virusin për shumë e shumë vite….dekada të ardhshme,” ka shpjeguar eksperti, raporton BBC.

Milo: Jemi përballë një përplasje të fuqive të mëdha në Ballkan

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Milo në fjalën e tij ka theksuar se trazimi Read more

Kjo është e dashura e re e Bill Gates

Divorci i Bill dhe Melina Gates pas 25 vitesh martesë zbuloi pakte e marrëveshie të thëna e të fshehura, të Read more

Leave a Reply