BE: 100 milionë dollarët e tërmetit për shkolla e për bibloteka

Para disa ditësh BE ka aprovuar fondin prej 100 milionë dollarësh të premtuar në Konferencën e Donatorëve në Bruksel. “Nëpërmjet kësaj pakete ne po tregojmë vendosmërinë për të ndihmuar Shqipërinë dhe qytetarët e saj dhe vendosmërinë për të mbështetur Shqipërinë drejt të ardhmes së saj në BE”- tha Oliver Varhelyui, Komisioner për Zgjerimin. Këto fonde do të përdoren për rindërtimin e infrastrukturës së arsimit për të lejuar fëmijët e të rinjtë të rikthehen në shkolla me standarte. Po ashtu fondet janë për të përmisuar trashëgiminë kulturore në vend si për bibloteka, muzeume dhe site arkeologjike për të ndihmuar ekonominë lokale Të gjitha fondet do të përdoren nën moton “Ndërto më mirë” duke ndjekur standarte të larta të BE-së.

About admin

Check Also

Dalin pamjet, raketa kineze shumë pranë Shqipërisë dhe Maqedonisë FOTO

Janë publikuar foton më të afërt të marrë të këtij sateliti i cili sipas parashikimeve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *