Trump refuzon t`i urdhërojë amerikanët të mbajnë maska

Presidenti Donald Trump u betua të mos i detyrojë amerikanët të mbajnë maska si mënyrë për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Komentet e tij erdhën pasi kryeeksperti i sëmundjeve infektive, i nxiti liderët shtetërorë dhe lokalë ta bëjnë mbajtjen e maskës së detyrueshme.

“Duhet t`i përdorim të gjithë, është shumë e rëndësishme”- tha Fauci. Mbajtja e maskës është kthyer në një çështje mjaft të politizuar në SHBA. Shumica e shteteve kanë lënë që ajo të jetë zgjedhje personale. Trumpi që për herë të parë u pa me maskë vetë në publik përpara disa ditësh, thotë se ajo është “çështje lirie”.

SHBA shënoi një rekord shqetësues ditor të enjten prej më shumë se 75 mijë personash të infektuar me koronavirus, sipas të dhënave të gazetës “New York Times”. U desh një javë që të tejkalohej rekordi i mëparshëm prej mbi 68 mijë të infektuarisht të rinj, i vendosur të premten e kaluar. Ndërsa numri i rasteve të reja me koronavirus po shkon në rritje, zyrtarët shtetërorë vazhdojnë të shpërndajnë mesazhe të ndryshme se si ta trajtojnë pandeminë.

Guvernatori i shtetit jugor të Alabamës Kay Ivey, nxorri të enjten urdhërin që detyron banorët të vendosin maska në publik, ndërsa në shtetin jugor të Xhorxhas, guvernatori Brian Kemp lëshoi një urdhër të ri që ndalon qytetet të vendosin me detyrim maska, duke shtuar se vetem “inkurajon fuqishëm përdorimin e tyre”.

Leave a Reply