Joshua – Fury, dueli i shumëpritur

Parashikimet kanë filluar të bëhen për një duel që akoma nuk është caktuar.

Anthony Joshua – Tyson Fury është dueli i shumëpritur nga të gjithë, por lidhur me këtë duel akoma nuk ka diçka të caktuar.

Një nga njerëzit që ka dhënë komente lidhur me duelin e mundshëm të kampionëve është edhe Bernard Hopkins, i cili sheh një favorit të madh.

Ish kampioni i botës thotë se Joshua do ta nokautojë Tyson Fury nëse këta të dy përballen me njëri tjetrin.

“Divizioni i peshave të rënda ishte në gjumë për një dekadë derisa Deontay Wilder, Anthony Joshua e Tyson Fury dolën në skenë. Katër ose pesë emra të tjerë po trokasin në derë për të kërcënuar”, ka thën Hopkins, transmeton lajmi.net.

“Joshua kundër Fury është një duel që të dy djemtë mund ta fitojnë ose humbin. Unë pëlqej Joshuan të testohet, t’i lëndohen ndjenjat herët – mund të jetë nokaut por do të ngritej”, ka shtuar ai.

“Josuha do të fitonte ndaj Fury me një nokaut të vonshëm”, ishin fjalët e Hopkins.

Josuha së pari do të mbrojë titujt e IBF, WBA dhe WBO kundër Kubrat Pulev, derisa Fury takohet me Wilder në duelin e tretë për WBC.

Leave a Reply