Shqiptarët, njerëz që e kanë pasion spiunllëkun, militantizmin dhe konspiracionin

Pedagogia Jonila Godole ka publikuar një pjesë nga shkrimi i gazetarit dhe shkrimtarit austriak Joseph Roth, se si i karakterizon shqiptarët ai.

Postimi i Godoles: Shqiptari siç ka qenë, është dhe do të jetë?!! Ja si i karakterizon Joseph Roth, gazetari dhe shkrimtari austriak, në një nga reportazhet e tij gjatë vizitës në Shqipëri në korrik 1927:“Dëshira e këtyre njerëzve për të spiunuar është po aq e madhe sa frika për të thënë mendimin e tyre. Dhe aq rrallë e shprehin ndonjë mendim, sa me kalimin e kohës heqin dorë nga mendimet e tyre dhe dëgjojnë vetëm mendimin e të huajve.

Se fundja për çfarë i duhet mendimi një gojëkyçuri? Në vend të bindjes politike hyn militantizmi në partitë politike, në vend të një beteje – konspiracioni, në vend të një fjale – aluzioni, në vend të kujdesit – frika. Në këtë vend, asnjë qeverisës dhe asnjë i qeverisur nuk është i sigurt.Nuk do të kishte një opinion publik, edhe sikur ai të lejohej. Me kalimin e shekujve, shqiptarët kanë humbur çdo dëshirë për të drejtën e opinionit publik. Edhe mendimet më të sinqerta i marrin për mistere alla shqiptarçe.”(cituar nga Paul Lendvai, Das einsame Albanien, fq. 94, 1986).Joseph Roth gjatë vizitës nëpër Shqipëri me veshje popullore dibrane (?).

About admin

Check Also

Histori të frikshme: Rrëfime të punonjësve të morgut

Ëndrra e çdo fëmije ka qenë që kur të rritej të puonte si mjek, inxhinier, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *