Izraeli e kishte nën kontroll koronavirusin. Çfarë ndodhi?

Për muaj të tërë, Izraeli dukej se ishte një model suksesi ndërkombëtar në luftën kundër koronavirusit.

Me kufizime të hershme të udhëtimit dhe mbyllje gjithëpërfshirëse, kombi izraelit kishte përmbajtur kryesisht përhapjen e Covid-19, duke regjistruar një shkallë vdekshmërie që ishte shumë më mirë se shumë vende të botës perëndimore. Ndërsa koronavirusi u shpërnda gjerësisht në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, Izraeli po lëvizte me lehtësi drejt rihapjes.

Që të mos ketë dyshime se kush e udhëhoqi vendin në këto periudha të vështira, Kryeministri Benjamin Netanyahu zhvilloi në mënyrë rutinore konferenca për shtyp në mbrëmje për t’ua kujtuar të gjithëve, duke paralajmëruar për sfidat e reja dhe duke marrë lëvdatat për fitoret e fundit.

Më 18 Prill, pothuajse saktësisht dy muaj pasi Izraeli zbuloi rastin e parë të koronavirusit, Netanyahu deklaroi se vendi kishte fituar luftën e tij kundër koronavirusit, duke dhënë një shembull për botën “në ruajtjen e jetës dhe bllokimin e shpërthimit të pandemisë”. Ai parashikoi që Izraeli të jepte një shembull edhe në rifillimin e ekonomisë.

Vala e parë e koronavirusit në Izrael ishte një histori suksesi, por vala e dytë sipas ekspertëve të saj të shëndetësi po duket se është drejt një përfundimi krejt të ndryshëm.  Vetëm disa javë pas rihapjes së restoranteve, qendrave tregtare dhe plazheve, Izraeli tani po sheh një rritje 50-fish në rastet e reja me koronavirusi. Nga afërsisht 20 raste të reja në ditë në mes të majit në më shumë se 1.000 raste të reja në ditë në më pak se dy muaj më vonë, Izraeli po nxiton të mbyllë edhe një herë të gjithë vendet. CNN  / bota.al

Leave a Reply