Tik Toku drejt mbylljes!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë dyke shqyrtuar mbylljen e qindra aplikacioneve kineze.

Konkretisht SHBA, po shqyrton mundësinë e mbylljes së të gjithë aplikacioneve të prodhuara nga kinezët, përfshirë rrjetin social shumë të përdorur, Tik Tok.

Këtë fakt e ka bërë me dije Sekretari i Shtetit Mike Pompeo. Pompeo gjatë një interviste për mediat amerikane tha se “mbyllja e mundshme e aplikacioneve kineze në mediat sociale po merret shumë seriozisht”, shkruajnë mediat në gjuhën angleze.

Kur u pyet nëse duhej ndaluar Tik-Tok, Pompeo tha “do të shikojmë të heqim veçanërisht këtë aplikacion”.

“Njerëzit duhet të shkarkojnë aplikacionin, vetëm nëse duan që informacioni i tyre privat të jetë në duart e Partisë Komuniste të Kinës”-tha Pompeo.

Nga ana tjetër ka reaguar menjëherë Tik Tok.

“Tik Tok udhëhiqet nga një Drejtor i Përgjithshëm Amerikan, ka me qindra të punësuar dhe udhëheqës kryesorë për sigurinë dhe politikën publike këtu në SH.B.A. Ne kurrë nuk kemi vënë në dispozicion të ndonjë autoriteti të huaj, aq më pak Partisë Komuniste të Kinës, informacione personale të ndonjë individi”, tha zëdhënësi i rrjetit social.

Leave a Reply