Evropa distancohet nga SHBA, bashkohet me një tjetër superfuqi botërore

Nga CNN

Për më shumë se 70 vjet, aleanca transatlantike ka shërbyer si themeli i palëkundshëm i stabilitetit evropian dhe mbështeti vlerat e rendit perëndimor të udhëhequr nga SHBA-ja. Në vitin 2020, duket se marrëdhëniet po rimendohen në të dyja anët e Atlantikut. Në fillim të kësaj jave, Këshilli Evropian nuk pranoi të përfshijë SHBA-të në listën me vendet që do të lejoheshin të udhëtonin në vendet e BE-së, që do të thotë se udhëtarët amerikanë do të jenë të padëshiruar brenda bllokut në të ardhmen e parashikueshme, për shkak të numrit të lartë të infeksioneve me koronavirus. Në listë përfshihet Kina, vendi nga e ka origjinën virusi, me kushtin e marrëveshjeve reciproke. Zyrtarët e BE-së këmbëngulin se vendimi nuk ishte politik dhe bazohej tërësisht në prova epidemiologjike, me shpresën se kjo do të qetësonte presidentin amerikan, Donald Trump.

Sidoqoftë, të tjerët e pranojnë privatisht se Brukseli kishte dashur ta bënte pilulën më të shijshme për një audiencë amerikane, duke i shtuar një shtresë sheqeri.

“Unë besoj se, në të kaluarën ne nuk e përfshimë Kinën, për të bërë të lumtur SHBA-të.”, thotë një diplomat i BE-së i paautorizuar për të folur sesi u mor vendimi, informon dritare.net

Një nga mënyrat sesi Brukseli mendon se mund të distancohet nga Uashingtoni është angazhimi me Kinën si partner strategjik dhe ekonomik, duke zvogëluar besimin e saj nga njëra prej superfuqive të botës dhe duke balancuar marrëdhëniet me tjetrën.

Shaholli: Përse gënjen Ali Ahmeti?

Opinion nga Medai Shaholli Kryeintegristi Ali Ahmeti duke folur sot për 5 Majin ditën e dëshmorëve, ai kujtoi edhe Marrëveshjen Read more

Bumerangu i një votimi!

Opinion nga Medai Shaholli Dy vjet kanë kaluar qëkurse  partitë politike shqiptare papërjashtim kanë votuar pahezitim pro nrdryshimeve kushtetuese të Read more

Leave a Reply