Kush janë 10 kompanitë më profitabile në Maqedoninë e Veriut

Në nga treguesit kryesor të suksesit të kompanisë është edhe profiti apo fitimi i tyre. Apo me fjalë të tjera fitimi neto që mbetet pasi kompania nga të ardhurat të anulojë harxhimet e ndryshme, do të paguajë obligimet ndaj punëtorëve, pagat, tatimet e kështu me radhë. Mirëpo përvojat si ato të shteteve të rajonit, por edhe në Evropë tregojnë se jo çdo herë suksesi i një biznesi brenda një viti apo për disa vite matet me fitimet e realizuara. Në praktikë shpesh kompanitë orientohen që fitimet e tyre ti orientojnë në investime të reja, zhvillim të mëtejshëm të biznesit apo thjesht për shkak së specifikës së punës apo veprimtarisë ekonomike, nuk mund të realizojnë profite shumë të mëdha. Në ekonominë vendore shpesh fitimet e mëdha vijnë edhe si rrjedhojë shërbimeve dhe prodhimeve që janë më se të kërkuara në treg dhe ku shpesh edhe mungon konkurrenca e vërtetë si rrjedhojë e shkaqeve objektive apo subjektive, apo për shkak të pozicionimit të kompanive në treg me përvojë dhe kapital të madh të akumuluar që thjesht nuk lejojnë konkurrencë më të madhe në sektorë të caktuar. Gjithashtu, pjesa më e madhe e biznesit vendor shpesh është e orientuar ndaj kthimit të borxheve ndaj bankave dhe partnerëve , të shkurtojë harxhimet ,si dhe të luftojë me vonesën e pagesave prej së paku katër muaj të borxheve të ndërsjella.
Në ndërkohë , të dhënat e Rrjetit të biznesit tregojnë se në listën e kompanive më të suksesshme në aspektin financiar në vend dallohen kompanitë nga zonat e huaja që janë të orientuara në eksport, xeheroret . energjetik,a telekomunikacioni, ndërtimi apo prodhim i materialeve të ndërtimit, ilaçeve, pijeve alkoolike, naftës , tregtisë etj.

Kompania Xhonson Meti në vitin e kaluar ka realizuar jo vetëm më shumë qarkullim, por edhe me shumë fitim. Të dhënat e Rrjetit të Biznesit tregojnë se kompania britanike si prodhuese e pjesëve të automjeteve në vitin 2019 ka shënuar profit prej 4,734,663,136 denarë apo afër 77 milion euro.

Në vendin e dytë me profit prej 4,072,341,884 denarë apo afër 66 milion euro renditet kompania CMK Europa që merret me tregtinë me shumicë të metaleve dhe lëndëve minerale dhe në vendin e tretë me 2,552,844,695 denarë apo afër 41 milion euro renditet xeherorja Sasa. E katërta është EVN 2,093,474,509 denarë apo afër 34 milion euro, dhe në vendin e pestë renditet Telekomi i Maqedonisë me 1,660,484,244 denarë. apo afër 27 milion euro.
Kompania kineze e angazhuar në ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, Sinohidro në vitin e kaluar la shënuar profit prej 1,486,181,700 denarë, apo afër 24 milion euro, e pasuar nga Çimentorja Usje me 1,274,071,496 denarë, apo afër 21 milion euro.

Në vendin e tetë me profitin e realizuar renditet Kombinati i mermerit nga Prilepi në pronësi greke me – 1,237,781,751 denarë apo afër 20 milion euro , në vendin e nëntë është kompania farmaceutike Alkaloid me 1.007.811.167 denarë apo afër 16 milion euro dhe në vendin e dhjetë renditet Birraria e Shkupit me 981,443,330 denarë apo afër 16 milion denarë.

Në vendin e 11-të është kompania konsulente e Telekomit të Maqedonisë, Kameni Most komunikacii me 906,135,555 denarë apo afër 15 milion euro, pason xeherorja ,xeherorja Buçim nga radovishi me 888,285,522 denarë apo afër 14 milion euro, kompania e shitjes së naftës Makpetroll me 878,150,912 denarë ,apo afër 14 milion euro, dhe fabrika holandeze e autobusëve Vanholl me 765,093,852, denarë apo afër 12 milion euro.

Ndër kompanitë më fitimprurëse është edhe ajo e telekomunikacionit A1 Maqedoni me 706,061,721 denarë apo 11.5 milion euro. Pason biznesi i lojërave të fatit i Kasinos Austria me 668,386,733 denarë apo 10.8 milion euro, Suports Solutions Qendra për tregti dhe shërbime me 650,356,311 denarë apo 10.5 milion euro, Euronikeli apo ish Feni nga Kavadari me 647,358,220 denarë apo afër 10 milion euro.

Në top 20-in e kompanive me fitime më të mëdha në ekonominë vendore renditen edhe rrjeti i marketeve Vero me 503,625,750 denarë apo afër 8 milion euro si dhe Indbus Iitalmak me 502,991,582 denarë apo afër tetë milion euro . që është distributori për MAN ,Neoplan,Isuzu etj.(koha.mk)

1.Xhonson Meti- 77 milion euro
2. CMK Europa – 66 milion euro
3. Xeherorja Sasa- 41 milion euro
4. EVN -34 milion euro
5. Telekomi i Maqedonisë- 27 milion euro
6. Sinohidro -24 milion euro
7. Çimentorja Usje- 21 milion euro
8. Kombinati i mermerit nga Prilepi -20 milion euro
9. Alkaloid- 16 milion euro
10. Birraria e Shkupit – 16 milion euro

Mickoski: Po shqyrtojmë mundësinë për bashkëpunim me opozitën shqiptare

Kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski në emisionin Click Plus në TV21 ka theksuar se akoma nuk ka një marrëveshje Read more

Qeveria LSDM-BDI, diskriminon e komunat e udhëhequra nga opozita

Në mbledhjen e 24-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë̈ së Veriut, nga 120.6 milion denarë të ndara për 15 Read more

Leave a Reply