Koronavirusi/ OBSH tmerron botën: Më e keqja nuk ka ardhur!

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit ka paralajmëruar se pandemia e koronavirusit nuk është as afër përfundimit.

Tani kanë kaluar gjashtë muaj pasi rastet e para të një sëmundjeje misterioze të pneumonisë u raportuan në Wuhan, Kinë.

Në atë kohë u tha se ne do të shohim një përsëritje të shpërthimit të Sars të vitit 2002 deri në 2004, i cili vrau 774 njerëz, por jo vetëm që gabuam rëndë, por koronavirusi as nuk o ofrohet Saras-it për nga numri i vdekjeve.

Tani, me më shumë se 500,000 njerëz të vdekur dhe më shumë se 10 milion raste të konfirmuara në të gjithë botën, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thënë se ky është “një moment për të gjithë ne për të reflektuar”.

Por, paralajmëroi ai, “më e keqja nuk ka ardhur ende” – duke shtuar se “me këtë lloj ambienti dhe kushte, kemi frikë nga më e keqja”.

“Gjashtë muaj më parë, askush prej nesh nuk mund ta imagjinonte sesi bota jonë – dhe jeta jonë” do të trazohej nga ky virus i ri, “-tha Dr Tedros në një konferencë.

Leave a Reply