Klitçko me një foto paralajmëron kthimin në ring?

Ish kampioni i peshave të rënda në boks, Vladimir Klitçko, ka rritur spekullimet për një rikthim të mundshëm në ringun e boksit. Ukrainasi ka publikuar disa pamje në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Instagram’, ku ka vendosur një mbishkrim interesant.

“Më kanë thënë se isha gjakftoht – sot është e vërtetë”, ka thënë ‘Steelhammer’.

Fiziku i tij duket në formë të lartë. Këto gjëra, shtuar stërvitjet e tij të mëparshme me ish kampionin Ivander Holifield, nxisin zërat për rikthimin e tij. Mbetet të shihet nëse Klitçko do të lëshojë edhe ndonjë tjetër njoftim ose shenjë se ai po kthehet në ring, ose pensionimi i tij i para tri viteve do të vazhdojë të mbetet ashtu.

Leave a Reply