Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu ka arritur të jetë një nga emrat me të pëlqyer nga publiku shqiptar.
Duke u karakterizuar me një vokal të mrekullueshëm ai vazhdon të mbetet unik në çdo vend e çdo paraqitje që bën.
Pas lirimit nga masat ndaj virusit, ai ka vendosur ti kalojë disa ditë të bukura pushimi me familjen e tij ku nuk kanë munguar as imazhet e bukura familjare nga çifti i njohur.
Duke ndarë një moment të bukur në një restaurant me pamje të mrekullueshme, Ermali pozoj afër bashkëshortes dhe dy vajzave të tij duke treguar që po i kalojnë disa ditë të bukura pushimi në Vlorë në restaurantin “Marina Bay Luxury Resort & Spa”.
Se çfarë pamje të bukur po e shijojnë ata, mund ta shihni përmes këtij imazhi.