Sony prezanton “Playstation 5” – VIDEO

Pas 7 vitesh, Sony ka prezantuar më në fund Playstation 5 si dhe një sërë lojrash që do të dalin me të. Prezantimi i pajisjes së re pritej në fund të këtij viti,  por Sony duket se ka dashur të surprizojë të gjithë. Kompania ka vendosur të surprizojë edhe rivalët e saj, Microsoft, të cilët pritet që brenda fundit të këtij viti të prezantojnë pajisjen e re të Xbox, që është edhe rivali kryesor i playstation.

Playstation 5 ndërkohë, ofron një grafikë mjaft të avancuar si dhe kohë shumë më të shkurtra karikimi nëpërmjet përdorimit të hard diskut. Prezantimi i pajisjes së re u bë online dhe tërhoqi më shumë se 3 milionë vizitorë live vetëm në kanalin e youtube. Paraardhësi i Playstation 5 ndërkohë, ishte prezantuar në fillim të vitit 2013, çka e ka bërë mjaft të gjatë pritjen për daljen e pajisjes së re të Sony-t.

Leave a Reply