Shpikja mahnitëse e tetovarit! Ndezë makinën me përplasje të duarve – VIDEO

Kjo veturë nuk është as Lamborghini e as Ferrari, por është një Fiat Polski e vitit 1990.

Për ta nisur atë nuk duhet të keni një çelës, sepse studenti i mekatronikës Adem Ameti e ka bërë atë të ndizet me përplasje të duarve.

“E veçanta e kësaj është se e kam modifikuar sadopak, kam vendosur disa mikrokontrollues shtesë të cilët i kam programuar vetë. Kam punuar me veturën një kohë të gjatë dhe si fillimisht edhe projekti i parë ka qenë ndezja e veturës me smartphone, nëpërmjet bluetoothit së pajisjeve elektronike që ka brenda, pastaj kam vazhduar me sistemin e radarit, dhe tash e fundit është me plasaritjen e shuplakave të ndizet prej brenda ose prej jashtë” – thotë studenti Adem Ameti.

Ademi thotë se është shumë vështirë të gjejë pajisje elektronike pasi që kjo industri nuk është e zhvilluar dhe të vetmet pajisje që gjenden janë me çmim shumë të lartë.

“Këtu tek ne është shumë vështirë të gjesh pajisje elektronike, por edhe nëse gjejmë, janë shumë shtrenjtë, por është pak problem për shkak se nuk përdoren, nuk janë shumë aktive në rajonin tonë” – thotë studenti Adem Ameti.

Ademi ka bërë shumë modifikime në këtë veturë. Thotë se në të ardhmen do ta modifikojë ndezjen edhe me sisteme tjera, ndërsa këtë shpikje e ka ndërmend ta plasojë edhe në treg në mënyrë që kjo ide të vendoset në praktikë.

Gjermania pritet t’i ketë rreth 15 milionë vetura elektrike deri më 2030

Gjermania do të duhet që t’i ndërtojë rreth 440 mijë stacione për rimbushjen e veturave elektronike deri në vitin 2030. Read more

A e keni ditur që Golf 2 është prodhuar edhe në ish-Jugosllavi?

Wolkswagen prodhoi modelin e tyre Golf 2 në Jugosllavi, në fabrikën e quajtur Tvornica Automobila Sarajevo – TAS në Vogošća Read more

Leave a Reply