E BUJSHME/ Gjigantët anglez duan yllin e Kombëtares shqiptare

Një tjetër klub anglez duket se është vënë në radhë pas Marash Kumbullës, talentit kuqezi që është njeriu merktao edhe në këtë periudhë pandemie dhe kur futbolli është i pezulluar në pjesën më të madhe të shteteve. Mançester, Totenham, Everton dhe Çelësi, ndërsa tashmë është edhe Arsenali londinez.

Sipas “Mirror” është futur në garë edhe Arsenali. Në artikullin e medias britanike shkruhet: “Arsenali në garën për transferimin e Marash Kumbullës, i krahasuar me Kielinin e ri”.

Kumbulla ndërkohë kërkohet edhe nga Inter, Lazio e Napoli në Serie A, kurse emri më i lakuar në Gjermani është RB Leipzig. Mbrojtësi shtatlartë ka spikatur në Itali këtë sezon dhe Hellas Verona është gati ta shesë, por për çmimin e duhur duke rritur shumë edhe synimet që ata kanë.

Madje, me shifrat e kërkesës që kanë shkuar në 30 milionë euro, por tashmë mbtetet për t’u parë se çfarë do të sjellë vera për Kumbullën që është një siguri edhe për mbrojtjen kuqezi në të tashmen dhe të ardhmen e afërt…

Leave a Reply