Meçi i shumëpritur Xhoshua-Fjuri, në muajin dhjetor

Titulli i peshave të rënda në boks pritet të ketë vetëm një emër gjatë këtij viti, pasi që të përballen Entoni Xhoshua ose Tajson Fjuri.

Dy boksierët kanë filluar edhe zyrtarisht bisedimet për meçin e shumëpritur dhe sipas mediave britanike përballja e madhe prritet të ndodh në fund të këtij viti, në muajin dhjetor.

Xhoshua duhet të përballej në verë me Kubrat Pulev, por që ky meç është shtyrë për shkak të koronavirusit. Kështu që dy boksierët e kategorisë super të rëndë janë pajtuar që të përballen mes vete në fund të vitit.

Leave a Reply