ZYRTARE/ Vendoset përfundimisht se çfarë do të ndodhë me Lojërat Olimpike

Pothuajse çdo aktivitet sportiv në botë është pezulluar përkohësisht, kjo për shkak të përhapjes së Koronavirusit.

Vetëm një javë më parë u njoftua shtyrja e Europianit për verën e vitit të ardhshëm, pikërisht për shkak të gjendjes së vështirë që po kalojnë shtetet. Këtë verë ishin planifikuar të zhvilloheshin edhe Lojërat Olimpike në Japoni, por edhe ato janë shtyrë. Pas disa diskutimeve, është vendosur shtyrja e Lojërave Olimpike, të cilat do të zhvillohen jo më larg se vera e vitit të ardhshëm.
Kjo u njoftua nga faqja zyrtare, teksa tashmë ka marrë fund edhe çdo dilemë mbi këtë. CIO e ka zyrtarizuar nëpërmjet një komunikate njoftimin e dhënë para disa minutash nga kryeministri japonez Abe mbi shtyrjen e Olimpiadës për shkak të Koronavirusit. “Lojërat janë spostuar për në vitin 2021, por jo më larg se vera e këtij viti, për të ruajtur shëndetin e atletëve dhe të të gjithë pjesëmarrësve.

Eventi do të vijojë të mbajë emrin ‘Tokyo 2020’, ku do të zhvillohen Lojërat Olimpike si dhe ato Paraolimpike”, thuhet në njoftimin e CIO-s. Flaka olimpike do të qëndrojë në Japoni.

Mund të ndodh: Një tjetër finale McGregor vs Khabib

Njëri prej dueleve më të përfolura më parë ishte padyshim ai në mes të Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov, i Read more

McGregor do të rikthehet zyrtarisht në ring

Conor McGregor do të rikthehet zyrtarisht në ring, me 23 janar pas një pushimi të gjatë për gati më shumë Read more

Leave a Reply