Coca Cola sjell risinë e madhe, tashmë edhe si pije energjike

Një lloj i ri Coca Cola mbushi raftet e dyqaneve në SHBA me fillimin e 2020-ës. Kështu, kompania e një prej pijeve më të pëlqyera në botë tashmë erdhi me një risi historike, si pije energjike. Katër lloje të reja që përfshijnë Coke Energy, Coke Energy Zero Sugar, Coke Energy Cherry and Coke Energy Cherry Zero Sugar tashmë kanë filluar të shiten gjithandej. Pija energjike hibride tanimë do të shitet edhe në tregjet ndërkombëtare dhe do të jetë në dispozicion për t’u shijuar.

Coke Energy, e bërë me ekstrakte guarana dhe vitamina B, por përmban gjithashtu edhe 114 mg kafeinë. Mund të duket e pazakontë, por pija e re vjen tashmë si pjesë e rëndësishme e strategjisë së Coca Cola: diversifikimi i portofolit të pijeve, duke pasur në qendër produktin e saj kryesor. Deri më tani, produkti ende nuk ka bërë shumë emër, por kompania planifikon një rrjedhë të shkëlqyer shitjesh për pijen e re dhe kjo sipas tyre do të kërkojë thjesht pak më shumë publicitet. “Pas hedhjes në treg të Coke Energy, ne po e vendosim vëmendjen e plotë tek marketingut.” është shprehur CEO James Quincey. Madje për t’u siguruar që pija merr vëmendjen e duhur, Coca-Cola do e reklamojë produktin edhe gjatë Super Bowl, duke planifikuar të ofrojë mostra në të gjithë vendin.

Amerikanët do të marrin një version pak më të ndryshëm të pijeve sesa njerëzit në vendet e tjera të botës, tha Quincey, duke e përshkruar atë si një “version 2.0”. Versioni amerikan do të shijojë më shumë si Coca-Cola klasike, ndërsa versioni ndërkombëtar është më i pasur me kafeinë. Versionet Coke Energy dhe Coke Plus Kafe, gjithashtu janë përgatitur me kafe të vërtetë dhe janë më të kafeinuara sesa kanaçja e rregullt.

Vitin e kaluar, marka, e përfshirë nga ndryshimet nga pija klasike, rriti me rreth 6% vlerën e shitjes me pakicë në nivel global, nxitur pjesërisht edhe nga Coca-Cola Zero Sugar. Kompania raportoi rritje të përgjithshme të të ardhurave neto prej 16% për tremujorin dhe 9% për vitin në përgjithësi. Për pasojë aksionet e kompanisë në bursë u rritën me rreth 3%.

Megjithatë duket se kategoria e re e pijeve energjike është një bast i mirë për Coca Cola, aq më tepër në tregun amerikan. Shitjet e pijeve energjetike në SHBA arritën në rreth 13.5 miliardë dollarë në 2018, një rritje me rreth 30% krahasuar me 2013 dhe me gjasë tregu do të vazhdojë të rritet, sipas parashikimeve të ekspertëve të tregut.

Leave a Reply