Dyfytyrësi: BE’ja i jep vizat mbetjes së sovjetikëve, e Kosovën e mban të izoluar

Bashkimi Europian dhe Bjellorusia nënshkruan dje një marrëveshje për lehtësimin e vizave dhe një marrëveshje ripranimi, marrëveshje këto që përfaqësojnë një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet BE-Bjellorusi dhe hapin rrugën për lëvizje të lirë të qytetarëve, gjë e cila nga ana e BE’së kundrejt Kosovës që akoma është e izoluar është e padrejtë dhe dyftyrësi, duke qenë se Bjellorusia është vend diktatorial, shkruan Gazeta Metro.

Republika e Kosovës akoma mbetet vendi më i izlouar në Europë, ani pse të gjitha kriteret e dhëna nga Komisoni Europian janë plotësuar nuk ka ndonjë përparim për të lëvizur të lirë qytetarët kosovarë.

BE’ja ka nënshkruar një marrëveshje për lehtësim të liberalizmit të vizave me një vend që udhëhiqet nga një dikator siç është Aleksandar Lukasenko, që është në pushtet që nga 1994, dhe shumë i afërtë me Putinin e Rusisë. Lukasenko njihet si një diktator i kohërave moderne.
Bjellorusia është vendi i fundit diktatorial në Europë dhe udhëheqësi i saj, Lukashenko, është person non grata në shumë vende të përëndimit.

Objektivi kryesor i marrëveshjes së nënshkruar dje së ripranimit BE-Bjellorusi është të vendosë, mbi bazën e reciprocitetit, procedurat për kthimin e sigurt dhe të rregullt të personave që banojnë në mënyrë të çrregullt në BE ose Bjellorusi, në respekt të plotë të të drejtave të tyre sipas ligjit ndërkombëtar.

Përderisa, Bjellerusisë sapo të hyjë në fuqi marrëveshja për lehtësimin e vizave, tarifa e vizës do të ulet në 35 €, ndërsa kosovarët që deri tani kanë paguar 60 euro, prej 2 shkurtit do të paguajnë 80 euro. Përveç kësaj, tarifa e shërbimit në Bjellorusi do të jetë e kufizuar dhe afati për konsullatat për të marrë një vendim për një kërkesë për vizë do të shkurtohet.

Në anën tjetër zëdhënësja e BE’së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Maja Kocijancic, ka thënë se u mbetetet shteteve anëtare të Këshillit Europian që të marrin vendimin për heqjen e vizave për Kosovën, teksa ka shtuar se duhet të ecet përpara sa i përket kësaj çështje, shkruan Gazeta Metro.

Në një përgjigje për Gazetën Metro, Kocijancic ka konfirmuar edhe një herë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian (BE), për heqjen e vizave.
“Komisioni Europian ka konfirmuar në korrik të vitit 2018 se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian për procesin e liberalizimit të vizave”, ka thënë ajo.

Tutje, Zëdhënënsja e BE’së ka deklaruar se tashmë u mbetet shteteve anëtare të Këshillit të Europës që të vendosin përfundimisht për heqjen e vizave.

Leave a Reply