Aksident trafiku në autostradën Tetovë-Gostivar, dy të plagosur rëndë

Para gjysmë ore në autostradën Tetove-Gostivar, në kilometrin 14, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku mes dy makinave. Sipas informatave të para jozyrtare nga vendi i ngjarjes, kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, përkatësisht drejtuesit e të dyja automjeteve. Për momentin në vendin e aksidentit ndodhen zjarrfikësit që janë duke larguar makinat nga autostrada, ndërsa ndihma e shpejt ka dërguar të plagosurit në Spitalin Rajonal të Tetovës.

Leave a Reply