Kryqi i Kuq tubon 9.301,612 denarë për viktimat e tërmetit në Shqipëri

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut falënderon të gjithë qytetarët, kompanitë dhe institucionet e vendit për ndihmën dhe mbështetjen vetëmohuese të dhënë për viktimat e tërmetit në Shqipëri në muajin nëntor të vitit 2019.
Duam t’Ju informojmë se përmes numrave të telefonit të donacioneve të Telekomit të Maqedonisë 143 400 dhe të А1 Maqedonia 143 400 dhe në llogarinë e Fondit të Solidaritetit 300000001327966 deri më datën 2.12.2019 janë mbledhur 9.301,612 denarë.

Personat dhe kompanitë e interesuara edhe më tej mund të dhurojnë përmes llogarisë së Fondit të Solidaritetit 300000001327966.

Qytetarët e vendeve të tjera mund të dhurojnë përmes:
NAME OF THE ORGANIZATION: RED CROSS OF THE REPUBLIC OF NORTH MACEDONIA
BANK NAME: KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE
BANK ADDRESS: UL. ORCE NIKOLOV NO.3, 1000 SKOPJE, NORTH MACEDONIA
BANK ACCOUNT: 300000000000133 25730522-11
SWIFT CODE: KOBSMK2X
IBAN CODE: MK07300701000001228

Leave a Reply