Angelovska i thote JO Bekteshit, nuk ka te holla per makinat ekologjike!

Në buxhetin e vitit 2020 nuk do të ketë para për masën për subvencionimin prej 3000 eurosh dhe tatim më të ulët të TVSH-së për importin e makinave me standard EURO 5 dhe 6.

Ministrja e Financave Nina Angellovska nuk i ka dhënë dritë jeshile planit të Ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi për këtë masë, e cila për qëllim kishte që sa do pak të ulë ndotjen e ajrit që sillnin makinat e vjetra.

“U vendos që prioritetet e qeverisë janë që paratë të shkojnë atje ku do të japin efekt më të mirë. U debatua për masën, u diskutua, kishte edhe grup pune dhe mjetet janë alokuar që të japin efekt më të mirë”, u shpreh ministrja e Financave, Nina Angellovska.

Ministri i Ekonomisë i cili sot prezantoi buxhet planin për 2020-tën, nuk e përmendi askund subvencionimin e makinave.

I pyetur për ndërprerjen e masës, ai thotë se kjo bëhet për shkak faktorit limitues.

“Do të kishim faktor limitues vetëm për 500, ose të themi 100 qytetarë që do të blejnë makina të reja dhe do të heqin dorë nga të vjetrat. Çfarë do të bënim nëse 3,4 apo 5 mijë qytetarë të tjerë, do ta bënin të njëjtën ndërsa në s’do të kishim hapësirë në buxhet t’i subvencionojmë. Atë që e kemi paralajmëruar se s’do ta realizojmë këtë masë, s’do të thotë që nuk do të ketë masa të tjera ku do të jenë kë kyçur të gjithë qytetarët”, deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Masa për subvencionim prej 3000 eurosh për ata që blejnë makina që ndotin më pak u prezantua gjatë verës së këtij viti. Qëllimi ishte të nxitet blerja e makinave me standard më të larta ekologjike, siç janë ato me EURO 5 dhe 6, e me këtë të ulet ndotja e ajrit.

Leave a Reply