Një grabitje me dhunë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Tetovë respektivisht në rrugën Bllagoja Toska karshi restoranit Mema mëson jozyrtarisht portali Shqipmedia nga burime në vendngjarje.
Deri sa një tregtar lokal tetovar ka zbritur nga vetura e tij Audi për të blerë barna në barnatoren e afërt dhe ka lënë veturën e tij ndezur, dy persona të panjohur kanë hipur në të ndërsa pronari i vëren del menjëherë para veturës por grabitësit e kanë shkelur dhe kanë ikur. Tregtari tetovar është lënduar rëndë dhe është dërguar në spitalin e Tetovës. Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka ndërmarë masat e duhura.
Në këtë vend vitet e fundit kanë ndodhur shpesh të njëjta raste në vendin e njëjtë, kur pronarëve u’a vjedhin makinat ndërsa nuk dihet policia a ka ndricuar ndonjë rast deri sot. Supozohet se hajdutët janë nga Gërcheci i Shkupit të cilë vijnë luajnë në kazinot aty afër dhe kur humbasin dalin vjedhin tetovarët. Por kjo mbetet vetëm dyshim deri sa ska prova me fakte.Shqipmedia