Ja sa pare janë mbledhur me thirje telefonike nga qytetarët e Maqedonisë

80.000 euro deri në ora 14:00 sot janë mbledhur përmes thirjeve telefonike në celular në numrat që i lëshoi Kryqi i Kuq i Maqedonisë njoftoi sekretari gjeneral i Kryqit të Kuq të Maqedonisë Sait Saiti, transmeton Shqipmedia.

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot njoftoi se më 26.11.2019 ka dërguar ndihmën e parë humanitare në të mira materiale në vlerë prej 20.000 euro dhe 10.000 euro të holla dhe ajo tanimë ka mbërritur në orët e hershme të mëngjesit në qytetin e Durrësit.

Njëherësh kujtojmë se në dispozicion janë gjithashtu numrat e telefonit për dhurime për përdoruesit e Telekomit të Maqedonisë 143 400 dhe për përdoruesit e A1 Maqedonia 143 400 ku me një telefonatë nga çdo operator mund të dhuroni 100 denarë.

Leave a Reply