Komuna e Tetovës dy ditë zie dhe 25 mijë euro për Durrësin

Seancë e jashtëzakonshme e këshillit komunal të Komunës së Tetovës

Me vendim të këshillit komunal redistinuam mjete në vlerë 25.000 euro për zonat e prekura nga tërmeti që kaploi bashkinë Durrës dhe vendbanimin Thumanë

Dita e merkurë dhe enjte shpallet ditë zije në Komunën e Tetovës,

APEL për grumbullimin e ndihmave për viktimat e tërmetit në Republikën e Shqipërisë

Pas tërmetit i cili goditi Shqipërinë e në veçanti Durrësin dhe Thumanën ku si pasojë ka edhe të vdekur si dhe qindra të lënduar, komuna e Tetovës organizon pikën grumbulluese për ndihma në hapësirat e Njësisë Teritoriale Kundër Zjarrit në Tetovë (Rruga Industriale), të nevojshme për viktimat dhe të prekurit nga tërmeti.

Të prekurit nga kjo katastrofë natyrore kanë nevojë për produktet si vijon:
– Tenda për akomodim të përkohshëm me kapacitet 5-10 persona
– Pako të ndihmës së parë
– Batanije
– Thasë/Dyshekë për fjetje
– Çarçafë dhe jastëkë
– Produkte ushqimore (miell, vaj, oriz, pasta, kripë, sheqer, ushqim i konzervuar, detergjent, dhe preparate higjienike)

Për shkak të emeregjencës, grumbullimi i turnit të parë të ndihmave do të bëhet deri më datën 27.11.2019 (e mërkurë) ora 12:00 ku mëpas të njëjtat do të transportohen për në Shqipëri.
Gjithashtu do të vazhdohet edhe me grumbullimin e turnit të dytë të ndihmave i cili do të zgjasë deri në ora 18:00!

Ju falenderojmë paraprakisht dhe bëjmë thirrje deri tek të gjithë qytetarët dhe bizneset vendore për një mobilizim të shpejtë dhe efikas! Ndihma e gjithësecilit prej nesh është e mirëseardhur dhe shumë e nevojshme për vëllezërit dhe motrat tona në nevojë!

Leave a Reply