Futbollisti i njohur serb lutet për Shqipërinë – FOTO

Futbollisti serb Nemanja Matic, është solidarizuar me të prekurit e tërmetit që ka goditur mëngjesin e hershëm Shqipërinë.

Ylli i Manchester United ka postuar në rrjetin social Instagram një foto, duke bërë thirrje për lutje për për Shqipërinë.

Edhe klubet si Milani, Roma e të tjerë janë solidarizuar me Shqipërinë dhe shqiptarët.

AS ROMA: Në këto momente të vështira jemi me popullin shqiptar

AS Roma është solidarizuar me të prekurit nga tërmeti që goditi Shqipërinë.

“Në këto orë të vështira AS Roma është afër popullit shqiptar”.

Tërmeti prej një magnitude prej 6.4 ballë të rihterit ka shkaktuar 18 viktima në mesin e tyre ka edhe nga Kosova dhe janë mbi 600 të plagosur.

Gjatë ditës ka pasur 42 lëkundje në Shqipëri.

AC Milan bashkëndjen me shqiptarët pas tërmetit vdekjeprurës

Lajmi për tragjedinë e fundit në Shqipëri ka marrë përmasa botërore.

Së paku 15 persona kanë humbur jetën, pas tërmetit me fuqi 6.4 shkallë të Rihterit që ndodhi sot në ora 03:53 , njofton Klan Kosova.

Klubi i parë me famë botërore që ka reaguar ka qenë AC Milan.

”Në këtë kohë tragjike, mendimet tona janë me vëllezërit dhe motrat në Shqipëri, që u goditët nga tërmeti katastrofik. Qëndroni të fortë”.

F.C. Shkupi me vendim, paratë nga shitja e biletave nesër shkojnë donacion në Durrës

Ekipi i F.C. Shkupit nesër në stadiumin e Çairit do të zhvillojë ndeshjen e xhiros së 16-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut kundër Akademia Pandevit, ndërsa për këtë takim kryesia e klubit kanë marrë vendim që paratë e tubuara nga shitja e biletave do të dorëzohen për ndihmë në qytetin e Durrësit të Shqipërisë.

Kjo iniciativë u morrë sot nga drejtuesit e klubit bardheblu, për tu solidarizuar dhe ndihmuar sado pak familjet e viktimave që humbën jetën në termetin e mëngjesit të sotëm në Durrës në të cilin humbën jetën 18 persona dhe shumë të tjerë u lënduan.

Një biletë për të shikuar ndeshjen FC Shkupi vs Akademia Pandev në stadiumin e Çairit kushton vetëm 100 denarë. Takimi nis në orën 13:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *