Putin: Islami dhe Kisha Ortodokse kanë vlera të përbashkëta

Presidenti Rus, Vladimir Putin, ka thënë se Kisha Ortodokse dhe Islami kanë vlera të përbashkëta, transmeton Gazeta Metro.

Putin po merr pjesë në konferencën fetare ‘Ortodoksizmi dhe Islami-fetë e paqes’, e cila po mbahet në Kirgistan.

“Islami dhe Ortodoksizmi ashtu si edhe fetë e tjera bazohen në vlerat humaniste dhe në mëshirën e dashurinë ndaj qenieve njerëzore, në respektin dhe drejtësinë për qeniet njerëzore”, u shpreh Putin në këtë konferencë e cila kishte për qëllim që të promovonte dialogun ndëretnik e ndërfetar mes Rusisë e Kirgistanit.
Presidenti rus shtoi se është shumë e rëndësishme që të ruhen lidhjet mes dy vendeve edhe për gjeneratat e ardhshme dhe të forcohet roli i organizatave fetare në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave shpirtërore, morale e familjare.

Leave a Reply