Ibrahimoviç që nga muaji i ardhshëm te Milani

Zlatan Ibrahimoviç është një nga emrat më të diskutuar kohët e fundit, për shkak se ka vendosur të largohet nga Los Anxheles Galaksi dhe është në kërkim të një ekipi të ri për të vazhduar karrierën e tij.Ibra Milan

Interesimet për sulmuesin janë të shumta, në veçanti nga Seria A, me Milanin dhe Bolonjën që kanë nisur kontaktet me futbollistin. Para pak ditësh kishte një takim midis agjentit Mino Raiola dhe drejtuesve të Milanit, ku u fol pikërisht për një kalim të mundshëm të suedezit te “Djalli”.

Sipas mediave italiane kuqezinjtë i kanë bërë 38-vjeçarit një ofertë zyrtare, dhe përgjigja e futbollistit pritet të vijë në fillim të dhjetorit. Pikërisht thuhet se në rast se përgjigjja e Ibrës është pozitive, ai mund të fillojë stërvitjen me Milanin që në dhjetor, për të qenë në formë deri në janar kur mund të luajë për ekipin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *