Pamje tronditëse: muslimanja shtatzënë grushtohet në mes të lokalit – VIDEO

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal në Sidnej, kur një burrë rrahu brutalisht një grua muslimane për më tepër shtatzënë. Ngjarja që ndodhi tre ditë më parë dhe që ka tronditur të gjithë shoqërinë australiane, ka për autor një 43-vjeçar me origjinë kroate, të quajtur Stipe Lozina. Ndërsa viktimë e tij qe 31-vjeçarja Rana Elasmar.

Pamjet e publikuara tregojnë gjithçka çfarë ka ndodhur. Ushtruesi i dhunës u është afruar dy grave muslimane të ulura në një tavolinë, e ka nisur të debatojë me ta, siç është raportuar, duke i fyer për shkak të besimit.

Më pas nis të qëllojë brutalisht njërën prej tyre. Tashmë ai është në duarte drejtësisë në pritje të dënimit. Edhe më parë, 41-vjeçari ishte i njohur për policinë australiane si person me precedent.

Ndërsa 31-vjeçarja thuhet se ka dalë nga spitali, pa pasoja serioze.

Leave a Reply