ShqipMedia

Menu
  • Auto & Tech
  • Biznes
  • Jeta
  • Lajme
    • Kosovë
    • Kronikë e zezë
    • Maqedoni
    • Opinione
    • Rajon & Bota
    • Shqipëri
  • Magazina
  • Shqip+
  • Sport
    • Futboll
    • Sporte tjera
  • Uncategorized

Ka mënyra të ndryshme për t’i shërbyer popullit dhe gjithkush i shërben në mënyrën që i përshtatet më mirë karakterit të tij ( Faik Konica )

Home
Shqip+
Shqiptarët që themeluan klubet e mëdha europiane

Shqiptarët që themeluan klubet e mëdha europiane

November 5, 2019

.

Futbolli dhe shqiptarët kanë një lidhje të hershme edhe pse vetëm në vitin 2016-të pati përfaqësimin e parë ndërkombëtar, në kampionatin europian të Francës. Klubi i parë i futbollit në Shqipëri është Vllaznia e Shkodrës në vitin 1919, por shqiptarët kishin filluar ta luanin futbollin shumë më herët. Madje disa kishin krijuar klube dhe skuadra në vendet ku jetonin. Në morinë e klubeve dhe skuadrave të vogla që janë krijuar ndër vite, tre janë ekipet e mëdha në skenën europiane që janë ngritur nga shqiptarë. Bëhet fjalë për Inter në Milano, Gallatasaraj e Istanbulspor në Stamboll.

Giovani Paramithioti, shqiptari që themeloi Inter

Pas përplasjes në dhomat e zhveshjes se skuadrës së Milan, një grup futbollistësh vendosën që në qytetin verior të Italisë, Milano të krijohet një klub i ri, me emrin Internacionale Milano. Paramithioti, Mugiani, Rietman, Hirzel, Bach, Ansbacher dhe Glockner ishin 7 njerëzit që themeluan klubin italian. Mes të 7-ve, vetëm një prej tyre ishte nga Milano, të tjerët ishin nga qytete të tjera të Italisë, kishte austriak, zviceran dhe shqiptarë.

Xhovani Paramithioti

Ky i fundit quhet Xhovani Paramithioti dhe në mesin e 7 themeluesve u zgjodh si president i këtij ekipi. Paramithioti qëndroi në postin presidentit të parë të Inter për një vit, 1908-1909. Ai është pinjoll i një familje të madhe shqiptare nga Çamëria. Familja e tij në mesin e shekullit 19-të ishte larguar nga Paramithia, për t’u zhvendosur fillimisht në Korfuz dhe më pas në Venecie. Me profesion bankier, Paramithioti kishte një pasion shumë të veçante për futbollin.

Për të ka edhe një legjendë si “Toccaferro” (prekja e tersit). Tek tifozët e paktë të Inter në vitet e para, ishte përhapur legjenda se në çdo ndeshje që presidenti do të ishte i pranishëm në stadium, ekipi nuk fitonte. Për një periudhë disa mujore ai mori vendim që mos ta ndiqte ekipin në stadium dhe bashkë me këtë largim të tij, erdhën edhe fitoret. Por kjo legjendë për të rezultoi të ishte false, pasi në një nga ndeshjet e fundit të kampionatit, Paramithioti u maskua me mjekër dhe rroba të vjetra dhe shkoi për të ndjekur Interin në stadium.

Skuadra fitoi dhe në atë moment ai hoqi maskën e tij, kështu që nofka “Toccaferro”, ra. Ai qëndroi vetëm një vit në pozicionin e presidentit të skuadrës, por me anë të sponsorizimeve dhe donacioneve të ndryshme, Xhovani Paramithoti do të ishte pranë Inter deri në vitet 30-të të shekullit të shkuar.

Ali Sami Frashëri

Pinjolli i familjes Frashëri themelues i Gallatasaraj

Para se të ndërtohej impianti modern “Truk Telekom Arena” stadiumi i skuadrës turke Gallatasaraj quhej Ali Sami Yem. Ky emër i ishte vënë stadiumit në nder të themeluesit të këtij klubi, djali poetit dhe ideologut të madh shqiptar Sami Frashëri.

Ali Sami Frashëri ishte student, kur bashkë shokët e tij të kursit ai formoi një ekip të vogël dhe luanin futboll rregullisht. Me kalimin e muajve deri në vitin 1905, klubi do të formalizohej me emrin Gallatasaraj duke u bërë kështu një ndër të parët klube futbolli në Turqi. Më herët ishte krijuar Beshiktash dhe dy vite më vonë u themelua Fenerbaçe për të formuar kështu treshen e klubeve më të mëdha në Turqi. Në vitin 1909 Gallatasaraj do të fitonte kampionatin e parë kombëtar në Turqi, ku Ai Frashëri ishte president dhe njëkohësisht trajnerë i ekipit. Ai do e drejtonte klubin që nga momenti i krijimit për 13 vite me radhë, deri në vitin 1918. Më pas në 1925 do të rikthehej në klubin e Gallatasaraj, por vetëm për pak kohë, pasi do u largua sërish për t’u marrë me aktivitete të tjera sportive në Turqi.

Share
Tweet
Email
Prev Article
Next Article

Related Articles

PROMOVOHET NË TIRANË DHE KORÇË KRIJIMTARIA E BESIM XHELILIT Me …

Promovohet në Shqipëri krijimtaria e poetit tetovar Besim Xhelili – FOTO

Një fansi i çmendur i kirurgjisë plastike ka shkuar në …

Shpenzoi 4 mijë dollarë për muskuj të rremë në bark – FOTO

Leave a Reply

Cancel reply

Find us on Facebook

Komentet e fundit

  • Labinot fazliu on Suedia ofron mundësi për viza pune 2 vjeçare, ja ku mund të aplikoni!
  • Armend on Suedia ofron mundësi për viza pune 2 vjeçare, ja ku mund të aplikoni!
  • Gzim on Suedia ofron mundësi për viza pune 2 vjeçare, ja ku mund të aplikoni!
  • Emine on Suedia ofron mundësi për viza pune 2 vjeçare, ja ku mund të aplikoni!
  • fatmir halimi on Suedia ofron mundësi për viza pune 2 vjeçare, ja ku mund të aplikoni!

ShqipMedia

Kënaqësia e të lexuarit shqip.
Copyright © 2019 ShqipMedia
Shqip.Media @2008-2019

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Refresh
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are as essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are as essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Necessary Always Enabled

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.