Çfarë po ndodh? Nuk ndalen tërmetet në Tetovë, ja çfarë duhet të dini

Rrjeti telemetrik seizmologjik në Republikën e Maqedonisë së Veriut që mirëmbahet nga Qendra Seizmologjike pranë Fakultetit Matematiko-natyror në Shkup, mbrëmë në orën 19.56 minuta, ka regjistruar tërmet me epiqendër 49 kilometra në perëndim të Shkupit respektivisht afër Tetovës.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 2.9 ballë sipas shkallës së Rihterit, ndërsa më së shumti është ndjerë në pjesën e pollogut, respektivisht në Bogovinë të Tetovës.

Edhe gjatë javës së kaluar ka patur tërmete përafërsisht në të njëjtin rajon ndonë se jo tërmete të forta por mjaftueshëm për tu shqetësuar. Por banorët e Tetovës dhe Gostivarit nuk duhet të ndjejnë rrezik nga tërmete të mëdha pasi rajoni i Pollogut asnjëherë nuk është epiqendër për tërmete të forta që do të sjellin dëme të mëdha materiale apo humbje jetë njerëzish.Shqipmedia

Këshillat që duhet të ndiqni kur bie tërmet

Tërmetet e ditës së sotme kapën të papërgatitur shumë qytetarët, të cilët nuk kanë ditur si të veprojnë.

Po ju sjellim një manual të thjeshtë se çfarë duhet të bëni në rast se lëkundjet e forta të termetit do të ripërsërite.

Hapi i parë

Në momentet që bie termeti duhet të qëndroni të palëvizur, edhe kur jeni në shtëpi apo në rrugë.

Hapi i dytë

Kur jeni brenda në shtëpi, futuni poshtë tavolinës apo midis skeletit të derës.

Hapi i tretë

Mos merr ashensorin, por merrni shkallët.

Hapi i katërt.

Qëndroni në distancën nga ndërtesat nëse jeni jashtë dhe as afër pemëve.

Kur je duke lëvizur me makinë, duhet të ndaloni dhe të parkoni makinën.

Hapi pestë.

Nëse je duke gatuar, mbyllni gazin apo sobën dhe hapni dritaret.

Në të tilla raste mos ndizni cigare apo çakmakë.

Po ashtu nuk rekomandohet të flisni në telefon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *