Për ju opozitarët e përçarë në Maqedoni, lexojeni këtë…

Shkruan: Sulejman Mehazi

Jo, jo kurrë në këtë mënyrë s’keni për të fituar, ju opozitë shqiptare, siç shihet, qëllimi i juaj nuk është fitorja ndaj BDI-së, po fitorja e dy tre deputetëve sa për t’u bërë parti e legjitimuar parlamentare, dhe kaq. A dhe ju për interesat tuaja të ngushta partiake luani me popullin e ngratë. Po haj ta shohim, si, të ndarë e të përçarë do ta fitoni partinë e fuqishme BDI-në, 17 vjet rradhazi në pushtetin qendror e lokal, po a se mendoni fare se një dekadë e gjysëm kanë punësuar me mijëra e mijëra njerëz në ministritë e drejtoritë e ndryshme qeveritare e lokale, po sa arsimtarë në fillore e të mesme kanë punësuar, po sa profesorë universitarë, po 2700 punëtorë administrativë që rrinë në shtëpi e marrin rroga. Po nëse qytetarëve të varfër partia në pushtet ju jep nga 500-1000 denarë për hirë të votës, ua paguan çekat e rymës, telefonave e tatimeve të obliguara shtëpiake!? Po ju opozite e dashur, por e përçarë keni punësuar ndonjë, keni para për të blerë votat? Jo. Po ja do thoni kumanovarët s’ia japin votën pozitës për shkak ngjarjeve tragjike të ndodhura atje; Do arsyetoni për korrupcionet dhe skandalet e bëra, po dhe për shkak të rrahjeve të nxënësve, burgosjeve e pa sigurisë së shqiptarëve në Shkup nuk do t’ia japin votën BDI-sè, ani ne mos ia japin. Po prapë i kanë të sigurtë minimum 70,000 votues, 8 deri 12 deputë, po ju opozitë sinqerisht sa deputetë do merrni veç e veç e të përçarë?

Leave a Reply