Taravari dhe ASH marin këshillin komunal në Gostivar, ja çfare thonë nga BDI

Aleanca për Shqiptarët bashkë me parti tjera formon shumicën në Këshillin komunal të komunës së Gostivarit. Sot është konstituuar shumica e re e Kuvendit ku për kryetar u zgjodh Dr. Besim Memedi, përcjellë INA. Kjo po ndodhë pas një periudhe që ky këshill udhëhiqej nga BDI dhe LSDM me partitë e tjera. Por tanimë kanë ndryshuar zhvillimet brenda koalicionit sidomos pas largimitvtë RDK-së nga koalicioni qeverisës BDI-LSDM. Së fundi gjatë kohë ishin bllokuar edhe punimet e Këshillit pasi që kryetari nga radhët e BDI nuk po thirrte mbledhjet.

BDI – Gostivar: Taravari tani e ke shumicën dhe nuk ke hapësirë për vajtim dhe manipulim me opinionin publik

Sot mori fund vajtimi gati dyvjeçar i Arben Taravarit për gjoja obstruksione nga ana e shumicës në këshillin komunal.

Kryesuesi i deritanishëm, z. Nasir Musliu dha dorëheqje duke i hapur rrugën zgjedhjes së Kryesuesit të ri që u zgjodh me ndihmën e VMRO-DPMNE-së dhe këshilltarit rom që ishte në koalicion me këtë parti në zgjedhjet e fundit lokale.

Ky emërim, për fat të keq u bë jo me vullnetin e shumicës së këshilltarëve shqiptarë dhe verdiktit të popullit shqiptar që e dha në zgjedhjet e fundit lokale.

Tani e tutje, Taravari s’ka vend për vajtim dhe manipulim me opinionin. BDI do të vazhdon edhe në të ardhmen të demaskon dhe denoncon politikën e Pushtetit Lokal në Gositvar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *