Përgatitet terreni për operatorin e tretë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka filluar të krijojë kushte për hyrjen e operatorit të tretë të telefonisë celulare në shtet. Ideja është që të mos prishet konkurrenca në treg në raport me dy operatorët e tjerë, ndërsa qëllimi përfundimtar është të ofrohen shërbime më të mira për qytetarët me çmime më të ulëta, shkruan gazeta KOHA. Në këtë proces parashikohet që të gjithë kompanive të interesuara në vitin 2020 tu ofrohet infrastruktura ekzistuese e rrjetit që e ka Maqedonia, duke marrë parasysh faktin biznese të këtij lloji e kthejnë investimin e tyre në një periudhë më të gjatë kohore. Andaj planifikohet që të krijohet mundësia që në kushte të caktuara, të ofrohet rrjeti i kompanive në pronësi shtetërore siç janë MEPSO, apo Ndërmarrja e transmetimit të energjisë elektrike, Hekurudhat e Maqedonisë apo e ndërmarrjes së Radio Difuzionit.

Nga Ministria e Shoqërisë Informatike thonë se flitet për operator të rrjetit dhe jo operator virtual, për të cilin janë të nevojshëm më shumë masa , angazhime dhe ndryshime të disa akteve nënligjore. Sipas ministrit për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski ekzistojnë edhe mundësi për investime nga ana e operatorit të tretë celular ku për shembull mbi 75 për qind e popullatës ka sinjal 4G, totali i parapaguesve të shërbimeve celulare është 95 për qind me 46 për qind pripejd dhe 54 për qind postpejd, ndërsa numri i parapaguesve të internetit celular është 65 për qind. Njëherazi infrastruktura e rrjetit celular ka arritur 67 për qind, përgatitja e konsumatorëve ka arritur 74 për qind, ndërsa disponueshmëria ndaj çmimeve të shërbimeve dhe telefonave celular ka arritur në afër 74 për qind.

“Mundësitë kryesore për rritje të këtij tregu janë konsumatorët ku janë të pashfrytëzuara 30 për qind të parapagimit në shërbimet celulare brodbend, Qeveria dhe sektori publik me treg për shfrytëzimin e shërbimeve digjitale deri më 80 për qind, mundësia që kompanitë e vogla dhe të mesme të shesin online dhe lidhja tejkufitare online me jo shfrytëzim deri në 90 për qind të tregut e kështu me radhë”, shpjegon Mançevski hapësirën që nesër mund të shfrytëzojnë kompania e tretë në tregun e telefonisë celulare pas A1.Mk dhe Telekomit të Maqedonisë.

Andaj thekson ai, edhe situate në treg mundëson pjesë të pashfrytëzuara që mund të plotësohen nga operatori tjetër i telefonisë celulare.

Në ndërkohë, 12 vjet pas hyrjes në treg të operatorit të tretë, VIP, në tregun e telekomunikacionit të Maqedonisë që mundësoi uljen e çmimeve të shërbimeve të ndryshme dhe rritjen e konkurrencës, qytetarët sërish ballafaqohen me uljen e ofertës në këtë sektor. Bashkimi i operatorëve ONE dhe VIP, si dhe i kompanive të Telekomit të Maqedonisë dhe T-Mobile në një kompani, blerja e kompanisë Blizu nga ana e kompanisë VIP, në tregun vendor të telekomunikacionit në vitet e kaluar ka sjellë rritje në mesatare prej 16-20 për qind të bisedave dhe internetit celular, apo qytetarët për të njëjtat të holla fitojnë më pak shërbime, tregojnë analizat e Agjencisë për Komunikime Elektronike e para dy viteve. Bile, Maqedonia me lëvizjet e fundit në sektorin e telekomunikacionit, renditet ndër shtetet e rralla në Evropë ku funksionojnë vetëm nga dy kompani të telefonisë celulare në treg, për dallim, për shembull, prej Shqipërisë ku punojnë katër kompani në treg. Në Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë, Serbi, Greqi, Kroaci dhe Bullgari punojnë nga tre operatorë celularë.

Vlen të theksohet se madhësia e tregut nuk është vendimtare për punën e operatorëve celularë. Këtë e tregon edhe rasti i Malit të Zi, ku me 600 mijë banorë ka 1 milion parapagues të telefonisë celulare që shfrytëzojnë shërbimet e tre kompanive, siç janë Telenor që ka 38 për qind të tregut, T-Mobile që ka 33.5 për qind të tregut dhe M-Tel që ka 28 për qind të tregut. Nga AKE thonë se përcaktimi i tyre kryesor mbetet përkrahja për shfrytëzuesit dhe zhvillimi i mjedisit konkurrues, apo mundësimi i hyrjes së papenguar të operatorëve të ri të interesuar në tregun e telekomunikacionit në Maqedoni. Angazhimet e këtij institucioni shkojnë në drejtim të krijimit të kushteve për hyrjen e operatorit të tretë në telefoninë celulare, si dhe të operatorëve të ri virtual, që faktikisht shfrytëzojnë rrjetin e kompanive ekzistuese të telefonisë celulare.Koha

Leave a Reply