Në seancën e sotme Qeveria ka sjellë vendim për shkarkim dhe emërimin e drejtorëve, ushtruesve të detyrës drejtorë dhe anëtarëve të këshillave drejtues dhe mbikëqyrës të agjencive, inspektorateve, ndërmarrjeve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike.
Visar Riza është ushtrues i ri i detyrës drejtor i Agjencisë së barnave dhe pajisjeve medicinale, Milan Zaprovski, ushtrues detyre drejtor i Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi, Emil Krstevski, ushtrues detyre drejtor i Arkivit shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arben Villa, ushtrues detyre drejtor i Agjencisë për investime të huaja dhe promovim të eksportit në RMV, Dejan Bogojevski, ushtrues detyre drejtor i Drejtorisë për siguri në sistemin e hekurudhave, Pajazit Lika, zëvendës drejtor i Drejtorisë për zonat e zhvilluara teknologjike, Amir Sadiki, drejtor i Byrosë për prokurorime publike, Vane Cvetanov, kryetar i Këshillit për avancimin dhe mbikëqyrjen e revizionit të RMV, Refik Mustafa, drejtor i Drejtorisë për sistemin shëndetësor elektronik, Marjan Ognenovski, shkarkohet nga detyra e drejtorit të Sh.A. “Naftovod”-Shkup, Zoran Isajlovski, emërohet drejtues i Sh.A. “Naftovod”-Shkup, Millutin Staniq shkarkohet nga detyra e drejtorit të Drejtorisë për zhvillim dhe avancim në edukimin e gjuhëve të pjesëtarëve të bashkësive, Sllavica Todorova emërohet drejtore e re e Drejtorisë për zhvillim dhe avancim në edukimin e gjuhëve të pjesëtarëve të bashkësive.