Orce Kamçev fillimisht ndihmë ka kërkuar nga kryeministri Zoran Zaev. Së pari i’u ka ankuar atij se i kërkojnë para për të ndikuar në lëndën e Prokurorisë Speciale, “Perandoria” ku Kamçev është njëri nga të akuzuarit. Zaev rastin menjëherë e ka denoncuar tek njerëzit e parë të Prokurorisë Lubomir Jovevski dhe Vilma Ruskoska.
Sipas informacioneve të Infomax, Orce Kamçev së pari ka kërkuar ndihmën e Bullgarisë dhe kryeministrit Borisov shtet i të cilit është edhe konzull nderi në Maqedoni biznismeni Orce Kamçev. Vet Borisov ka marrë këtë çështje në dorë dhe në Maqedoni ka dërguar agjentët e Shërbimit Sekret Bullgar që ti dalin në ndihmë Kamçevit shkruan Infomax, transmeton Shqipmedia.