Krenar Osmani reagon për bisedat e fundit ku tallen tetovarët nga BDI-ja

Varg reagimesh nga përgjimi i fundit të publikuar nga El Cheka ku Musa Xhaferi funksionari i lartë i BDI-së ofendon tetovarët. Ja reagimi i Krenar Osman Ballistit.

Kur thua TETOVË ke thënë MOSPËRKULJE NDAJ SLLAVIT, PATRIOTIZËM, SAKRIFICË dhe ATDHEDASHURI NDAJ SHQIPËRISË DHE SHQIPTARËVE

TETOVA e Memet Pashë Derallës, Dervish Carës dhe Memet Gegës,
TETOVA e Rafi Halilit, Zaim Beqirit, lalës Rahim, Bardhyl Mahmutit, familjes Fanda dhe mijëra të burgosurve politik,
TETOVA e viktimave të vitit 45-46. Te Monopolli i Tetovës u masakruan nga sllavët qindra Atdhetarë Shqiptarë të Tetovës,
TETOVA e demostratave të viteve 68-81,
TETOVA e Shkëndisë dhe Ballistëve,
TETOVA e Mujdin Aliut,
TETOVA e UT,
TETOVA e 2001,
TETOVA e ELITËS 5,
TETOVA e Rene Rexhepit,
TETOVA e dy universiteteve,
TETOVA e ECOLOGUT dhe filantropit të madh Lazim Destanit, ku mijëra Shqiptarë nga të gjitha trojet janë të punësuar,
TETOVA që juve ju dha gjithçka, e ju mosmirënjohës dhe bukshkelë e shani, do ju dënojë dhe do ju jap goditjen përfundimtare.

Një pikë uji mund të shkelet nga gjithkush në rrugë, por nëse këto pika uji bashkohen atëherë krijohet një oqean i aftë të marrë para gjithçka!

Demokracia është qeverisja e popullit (Shqiptarë), nga populli (Shqiptarë) dhe për popullin (Shqiptarë).

Leave a Reply