Kundërshtarët e mundshëm të Shkëndijës në Evropë janë këto ekipe

Shkëndija nga Tetova do të jetë bartëse në eliminatorët e Ligës së Kampionëve ku me 18 qershor do ta mësojë kundërshtarin.

Tetovarët do ta mësojnë kundërshtarin e tij me 18 qershor, kurse sipas UEFA-s, duhet të jetë në rolin e favoritit.

Shkëndija ka 6000 pikë që i mjaftuan të jetë mes skuadrës bartëse.

Ja kush mund të jenë rivalët e mundshëm të Shkëndijës: Suduva (Lituani), sarajevo (BeH), Valeta (Malta), Linkoln (Gjibraltar), Pijast (Poloni), Pjunik (Armeni), Kluzh (Rumani), Ferenvarosh (Hungari), Kalju (Estoni), Sutjeska (Mali i Zi), Partizani (Shqipëri), Valur (Islandë), Linfild (Irlanda Veriore), Torshavn (Ishujt Faroe), Riga (Letoni) dhe Saburtalo (Gjeorgji).

Ndeshjet e javës së parë eliminatore për LK do të luhen me 9 dhe 10 qershor, kurse ato të kthimit për 16 dhe 17 qershor. Java e dytë kualifikuese duhet të jetë me 23/24 qershor dhe ato të kthimit me 30/31 qershor.

Leave a Reply