​Bilanci zyrtar i të lënduarve dhe arrestuarve sot në Veri

Pas përfundimit të aksionit të organeve të sigurisë dhe drejtësisë, në disa komuna të Kosovës, është treguar bilanci zyrtar i personave të lënduar e të arrestuar, ku sipas Policisë së Kosovës, janë pesë policë të lënduar, njëri prej tyre me armë zjarri, por që gjendja e tij nuk është e rëndë.

Në një konferencë për media, Prokuroria Speciale, Inspektorati Policor dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se në operacionin e sotëm janë bastisur 12 lokacione dhe janë arrestuar 19 punonjës të Policisë.

Prej të arrestuarve, në veri të vendit, 11 janë të nacionalitetit serb, katër të nacionalitetit shqiptar dhe katër boshnjak.

Zyrtarët policor janë dërguar për mbajtje 48 orë dhe janë suspenduar, sipas procedurave.

Policia e Kosovës, gjatë operacionit të sotëm në veri të vendit hasi në rezistencë të armatosur, kështu që dha urdhër për angazhimin e njësive elite të Policisë bashkë me pajisjet e duhura, dhe eliminuan barrikadat duke depërtuar kështu në Zubin Potok.

Aty, Policia bastisi shtëpitë dhe lokacionet që i kishin në urdhër arrest.

Gjatë operacionit janë gjetur 11 armë zjarri dhe disa telefona.

Leave a Reply