Ky është lojtari i kombëtares që e kërkon Shkëndija

U largua nga Skënderbeu në verë, për t’iu bashkuar skuadrës azere të Gabalës, por Sabien Lilaj nuk e ka humbur lidhjen me titujt e fituar, pasi dje ekipi i tij ia doli të ngrejë lart Kupën e Azerbajxhanit.

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare ndoqi nga tribuna ndeshjen finale mes Gabalës dhe Sumqyitit, pasi ishte i pezulluar, ndërsa shokët e tij arritën të fitojnë me rezultatin minimal 1-0.

Presidenti i Shkëndijës, Visar Bexheti në emisionin “Zona Gol” tha se kanë nisur kontakte me disa futbollist të kombëtares shqiptare. Sabian Lilaj jozyrtarisht është njëri prej tyre. Ai më parë ka luajtur për Skenderbeun.Shqipmedia

Leave a Reply