Krisma në shtabin e BDI-së

Mbrëmë rreth orës 23:   në rrugën “Goce Dellçev” në fshatin Voska në Ohër ka pasur krisma me armë zjarri pranë selisë së bashkimit demokratik për integrim.

Sipas disa informacioneve jozyrtare, krismat kanë ndodhur nga një makinë në lëvizje ku ka ngelur e dëmtuar një veturë me targa të Ohrit. Sipas informacioneve ende të pakonfirmuara, vetura ka qenë e një kalimtari rasti edhe është marrë për ekspertizë.

Vetëm pak orë më vonë, u dëgjuan të shtëna armësh afër shtëpisë ku jeton këshilltari Nefi Useini, i cili është njeriu i parë i BDI-së në Ohër.

Policia bllokoi rrugën “Goce Dellcev”  edhe ka kryer inspektim deri në orët e hershme të mëngjesit./ShqipMedia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *