Kjo është pasuria marramendëse e Messit

L’Equipe raportoi në fillim të këtij viti se Messi merr 7.3 milionë funte në muaj (8.5 milionë euro në muaj).

Kjo i bie se ai merr aktualisht rreth 1.7 milion funte në javë (2 milionë euro), ose 87.6 milionë funte në vit (102 milionë euro).

Shifrat e dhëna përfshijnë shpërblime (bonuset) dhe parat tjera që vijnë nga reklamat që ai bënë e janë llogaritur si pagë bazë e Messit

I njëjti raportim thotë se ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është lojtari i dytë më i paguar në botë me 4.1 milionë funte në muaj.

Vlera e pasurisë së Lionel Messit
Të ardhurat e jashtëzakonshme mujore të Messit janë rritur më edhe më shumë nga një gamë e gjerë sponsorizimesh dhe përkrahjesh.

Ai është pjesë e reklamave të Adidas, Pepsi dhe Konami për marketingun e tyre sportivë.

Sumuesi i Barcelonës ka qenë edhe fytyra e kompanive globale si Gillette, Turkish Airlines dhe Tata Motors.

Në përgjithësi, vlera neto e pasurisë së Messit vlerësohet rreth 310 milionë funte (361 milionë euro / 400 milionë dollarë), sipas Celebrity Net Worth.
Duhet cekur se pagat e argjentinasit në të shkuarën nuk kanë qen kaq të larta.

Leave a Reply