“Buba” vazhdon karrierën në Turqi

Mesfushori i Përfaqësueses së Maqedonisë, Ferhan Hasani, do të vazhdojë karrierën në Turqi.

Mediumet në Maqedoni të mërkurën kanë njoftuar se Hasani edicionin e ardhshëm do të jetë pjesë e ekipit elitar Sivasspor.

Ai tashmë ka arritur marrëveshje dhe në verë te Sivasspori do të transferohet si lojtar i lirë, pasi më 30 qershor i skadon kontrata me ekipin nga Arabia Saudite, Al-Raed. Hasani, 28-vjeçar, te ekipi Al-Read ka shënuar tre gola e ka dhënë po aq asistime në 26 ndeshje.

Me Sivassporin do të firmosë kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit. Hasani karrierë ka bërë edhe te Shkëndija e Tetovës, Brondby e Wolfsburgu. Ka edhe 27 ndeshje me Përfaqësuesen e Maqedonisë.

Leave a Reply