Ajax fiton minimalisht kundër Tottenham – VIDEO

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Champion League, ku u përballë Tottenham me Ajax. Loja nisi shumë e fortë, pasi të dyja skuadrat kërkuan fitoren për t’u kualifikuar në finalen e Madrdit. Ajax ka qenë ajo që ka sulmuar më shumë që në minuta e para duke shënuar dhe gol me anë të Van de Beek.

Por ky gol ka qenë i vetmi në këtë ndeshje, e cila nuk pati shumë histori. Të dyja skuadrat kërkuan më tej golin, por nuk rrezikuan shumë. Të dyja skuadrat deri tani kanë bërë një ecuri shumë pozitive duke eleminuar ato që quheshin në fillim “big-ët” e këtij kompeticioni.

Kujtojmë se Tottenham, eleminoi skuadrën e Manchester City-t në një ndeshje drithëruese, që përfundoi 4 me 3. Nga ana tjetë “çunat” e Ajaz eleminuan Zonjën e Vjetër, duke shkatërruar ëndrrën e Ronaldos për të fituar sërish këtë trofe.

Leave a Reply