Detaje të reja, ja si ndodhi vrasja e trefishtë në Dardani

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur sot në lagjen Dardania në Prishtinë.

Një burrë ka vrarë gruan e tij, nusen e djalit e më pas edhe vetën, raporton lajmi.net.

Lajmi.net merr vesh se vrasësit i ishte konfiskuar revolja para dy vitesh. Dorasit gjatë bastisjes i ishte gjetur revolja derisa kishte një konflikt me gruan e tij.

Ndërsa, sot i kishte vrarë nusen e djalit dhe gruan e tij në kuzhinë. Burime te lajmi.net bëjnë me dije se ngjarja kishte ndodhur pasi dy viktimat ishin kthyer në banesë nga një kafene që gjendej poshtë ndërtesës.

Ky është personi që kreu vrasjen e trefishtë sot në Prishtinë


Po ashtu burime për lajmi.net bëjnë me dije se vrasësi nuk kishte pasur probleme me renë e tij, por vetëm më gruan e tij.

Gjatë momentit që kishte ndodhur vrasja, raportohet se vajza e vogël ka qenë në dhomën tjetër.

“Prej asaj kohës të problemit para dy vitesh nuk ka qenë asnjëherë i dhunshëm në banës, deri sot”, thonë këto burime.

Humori përçmues ndaj grupeve etnike nuk është shaka

Humori përçmues ndaj grupeve etnike nuk është shaka, por nxitje shoviniste e paragjykimeve dhe stereotipive negative. Ashtu siç barsoletat dhe Read more

Pse largohet rinia nga ky vend, ja arsyeja

Shkruan: Florian Nesimi Një i ri i cili këtë vit mbush 18 vite ka lindur në vitin 2003. Për shkak Read more

Leave a Reply