201 gjoba në Shkup, 24 për vozitje të shpejtë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (24.11.2022) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 201 gjoba, nga të cilat 24 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 11 gjoba për drejtim të automjetit pa patentë shofer, katër sanksione për automjete të paregjistruara.

“Janë vendosur tetë gjoba për kalim në sinjal të mbyllur (semafor të kuq), 11 sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë gjoba për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, katër sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB


You may also like