200 milionë euro në sezon, Ronaldo pranë marrëveshjes me klubin arab

by admin
Spread the love

Një lajm i bujshëm nga Spanja qarkullon orët e fundit për sa i përket të ardhmes së Cristiano Ronaldos. Ylli portugez duket se e ka gjetur ekipin e tij të radhës pas prishjes së kontratës me Manchester United.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” është pranë arritjes së një marrëveshjeje faraonike me klubin arab të Al Nassr. Sipas asaj që raporton “Marca” Ronaldo do të firmosë për 2 vite e gjysmë dhe do të përfitojë rreth 200 milionë euro në sezon.

Në total Ronaldo nga kontrata e tij do të përfitojë 500 milionë euro në sezon dhe do të bëhet gjithashtu lojtari më i paguar në historinë e futbollit. Te Al-Nassr, Ronaldo do të trajnohej nga ish-tekniku i Romës, Rudi Garcia. /oversport.tv

Foto: Manchester United, Facebook

You may also like