2 Korriku fiton në një ndeshje me dy të lënduar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

2 Korriku nga Prishtina importon tre pikë të mëdha, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Arbërinë nga Dobraja e Madhe, në ndeshjen e javës së 13-të të Ligës së Parë të Kosovës, Grupi B. 

Megjithatë, 2 Korrikut dhe  Arbërisë, i lëndohet nga një futbollistë.

“Ndeshja e sotme, e zhvilluar në Lipjan, pos që solli njërën prej ndeshjeve më të bukura të xhirove të fundit, fatkeqësisht solli edhe lëndimin e dy futbollistëve, atë të Landrit Ramës të verdhebluve si dhe të Egzon Krasniqit të dobrajasve.

Që të dy futbollistët u detyruan të largohen nga ndeshja, si pasojë e lëndimeve të pësuara, e për çka ne urojmë shërim të shpejtë për të dy djemtë”, njofton 2 Korriku. 

Arbëria zë vendin e katërt me 22 pikë, ka tre me shumë se 2 Korriku, që gjendet një pozitë më poshtë.

You may also like