2 aksidente brenda pak minutave në Librazhd, 3 persona në spital – Shqip

by admin
Spread the love

Një aksident ka ndodhur rreth orës 19:40 të kësaj të Hëne në aksin rrugor “Librazhd-Qafë Thanë”. Policia bën me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë dy shoferët ndodhen në spital.

“Rreth orës 19:40, në aksin rrugor “Librazhd-Qafë Thanë”,në fshatin Dragostunjë, automjeti që drejtohej nga shtetasi L. G., 30 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi G. C., 18 vjeç. Nga përplasja, janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë në kujdesin e mjekëve”, thotë policia.

Ndërkohë një tjetër aksident është shënuar pak minuta më vonë në fshatin Kotodesh të Librazhdit, ku për pasojë është dërguar në spital një 54-vjeçar.

“Rreth orës 20:15, në fshatin Kotodesh, Librazhd, motomjeti që drejtohet nga shtetasi I. B., 54 vjeç, është përplasur me një kafshë pune. Si pasojë, është dëmtuar 54-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve. Grupe hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të këtyre aksidenteve”, bëhet me dije nga blutë./tvklan.al

You may also like