1725 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit

by admin
Spread the love




Ministria e Shëndetësisë  informoi se  në 24 orët e fundit janë regjistruar 1 725 raste të reja me KOVID-19.

Më shumë se një mijë infektime të reja janë regjistruar në Shkup –  1 028 gjithsej, pastaj vjen Manastiri dhe Prilepi që kanë regjistruar nga 148 dhe 112 raste të reja.  Infektime janë regjistruar edhe në 31 qytete të tjera. Instituti për shëndet Publik informon se në të njëjtë kohë janë shëruar 332 pacientë, ndërsa dy pacientë kanë vdekur.

Numri i të infektuarve nga koronavirusi u rrit ndjeshëm në tri ditët e fundit ku u regjistruan gjithsej 4 277 të infektuar.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 230.265, numri i të shëruarve është 214.054, numri i të vdekurve është 8.002, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.209. Më shumë se gjysma e rasteve aktive, konkretisht 4 711 janë në kryeqytet.

Dje në vend u regjistruan edhe katër raste të reja me Fluoron, një kombinim i viruseve të gripit A dhe SARS CoV 2. Fluoroni së pari u identifikua tek një pacient nga Zajazi që kishte ardhur në Maqedoninë e Veriut nga  Amerika, ndërsa pas disa orësh Fluoroni u zbulua edhe tek tre pacientë nga Shkupi. Po ashtu ministria e shëndetësisë informoi dje edhe për 33 raste të reja të llojit Omikron të koronavirusit.


Lexo lajme interesante

You may also like